15:25 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fillon konferenca e Ritës, asaj i propozojnë martesë (Video)

Rita Ora është në Prishtinë këtë ditë të veçantë për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Kurse tashmë ajo është duke mbajtur konferencë për media, në të cilën gazetarët edhe po parashtrojnë pyetje.

Kurse njëra nga pyetjet ishte edhe një lloj “propozimi për martesë” kurse Rita me shaka u përgjigj se “Nuk e di do te mendoj veç pak, ndoshta duhet te kemi nje takim se pari, po beje shaka”.

Ndryshe, Rita tha se këtë ditë ajo do mund të kishte qenë kudo në botë por ajo zgjodhi Kosovën.

“Fillimisht, do te doja të thoja urime pavarësia, jam shume e lumtur qe jam këtu, do te mund te kisha qene kudo ne bote por vendosa qe ketë dite te bije gjithë ekipin tim ne Prishtine. Sepse do te kemi një nga koncertet me te mira sonte.

Jam shume e lumtur qe jam këtu” ka thënë Rita./Indeksonline/