07:35 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndotja e Ajrit dhe Planifikimi Urban, mbahet konferenë në Prishtinë

Ambasada Franceze në Kosovë dhe Balkan Green Foundation (BGF) sot organizojnë Konferencën mbi Ndotjen e Ajrit dhe Planifikimin Urban.

Kjo konferencë e nivelit të lartë do të ofrojë mundësinë e diskutimt mbi sfidat politike lidhur me cilësinë e ajrit në Prishtinë dhe lidhjet e saj me planifikimin urban, ku ekspertët francezë do të shkëmbejnë me homologët kosovarë kërkesat dhe politikat e BE-së në fushën e cilësisë së ajrit dhe praktikat më të mira lidhur me Planifikim Urban.