15:22 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fillon ”lufta”, Wanda – Inter, zbulohet një e vërtetë e pa thënë

Gruaja dhe njëherish agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka zbuluar se si argjentinasi ishte shtyrë që të transferohej te Juventusi.

25-vjeçari arriti në kuotën e 13 golave në fundjavë, duke shënuar një penallti me stilin, ”panenka” për t’ja dhuruar Interit tri pikët e radhës ndaj Udineses.

Icardi është padyshim lojtari kyç i trajnerit, Luciano Spalletti dhe kontrata e tij në ”Giuseppe Meazza” skadon në vitin 2021, teksa bisedimet për rinovim tashmë kanë filluar.

Real Madridi dhe Chelsea kanë qenë të lidhura me transferimin e ish të riut të Barcelonës, i cili ka një klauzolë në kontratën e tij prej 110 milionë funtesh, transmeton IndeksOnline.

Por, Wanda ka konfirmuar në ”Tiki Taka” se burri i tij nuk ka marrë ende ofertën e duhur për rinovim dhe se klubi, madje, donte ta shiste te Juventusi në verë.

”Rinovimi afër? Oferta e Interit as që ekziston”, tha Wanda në ”Tiki Taka”.

”Më duhet të ulem dhe të bisedoj, ende s’kemi bërë kështu. Interi donte ta shiste atë te Juventusi”.

”Por, Mauro gjithnjë ka thënë ‘jo’ dhe se donte qëndrimin në Inter”./IndeksOnline/