07:13 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Fillon manifestimi “Flaka e Janarit 2019” në Gjilan

Sot në Gjilan fillon manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019”.

Ky është edicioni i 28-të, që organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që u kushtohet të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën për liri. 

Agjenda e aktiviteteve:

Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët e shtatoret në qytet, 

Ora 10:30 – Vizitë në Kazermën e FSK-së në Gjilan, 

Ora 11:00 – Vizitë në familjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës,

Ora 17:00 – Ndezja e flakadanit të “Flakës…”, para shtatores së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.