10:23 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Fillon maratona ‘Prishtina Trail Maraton’, pjesëmarrëse edhe Kusari-Lila

Në orët e mëngjesit të së dielës ka filluar maratona ‘Prishtina Trail Maraton’ që po organizohet për herë të parë në vendin tonë.

Në parkun e bukur të Gërmisë por marrin pjesë atletë nga 18 vende të ndryshme botërore. Në mesin e tyre është edhe një i moshuar 66 vjeçar nga Kosova që ka lënë mbrapa shumë vrapues tjerë.

Kjo garë organizohet nga Klubi i vrapimit “XTrailers – fun run”. Grupi i parë që ka filluar garën është ai i Maratonës prej 42 kilometrave.

Kjo garë do të organizohet në edhe në tri kategori tjera, duke i dhënë mundësi gjithkujt që të provojë vetveten në një garë rezistence.

Në kategorinë “XTrailers Kids”, marrin pjesë fëmijët. Gjysmë Maratona (21 km) dhe “XTrailers – fun run (10 km). /Indeksonline/

Në maratonë po e sfidon veten edhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila.