11:53 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / A K

Fillon misioni Lucy; do të studiojë asteroidët dhe krijimin e planeteve

Sot do të lansohet një anije kozmike në hapësirë për të zbuluar “fosilet” e Sistemit Solar.

Misioni Lucy do të sillët jashtë orbitës së Jupiterit për të studiuar grupe asteroidesh dhe çdo dëshmi mbi krijimin e planeteve.

Shefi i Shkencës në NASA, Dr. Thomas Zurbuchen, ka bërë të ditur se ky mision do të jetë një hap i ri dhe i rëndësishëm për shkencën.

“Po fillojmë një dekadë të shkencës së asteroideve”, tha Zurbuchen lidhur me misionin.

Edhe anija kozmike ka marrë emrin e njëjtë me misionin.

Anija Lucy përbëhet nga dy panele solare të mëdha, teksa peshon 1.5 tonë.

Misioni është planifikuar të zgjasë 12 vite.