23:05 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / MSH

Fillon montimi i parkingut te biçikletave publike, Rama tregon se kur janë gati

Ka kohë që është paralajmëruar se në Prishtinë do të fillojë praktika e të përdorurit biçikleta.

Madje, Komuna ka porositur edhe biçikleta që do të jenë në shfrytëzim të banorëve, raporton Indeksonline.

Tani, radhën e kanë parkingjet e tyre.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka deklaruar se ka nisur montimi i parkingut të biçikletave që do të shfrytëzohen për transport publik.

Menaxhimi i këtyre parkingjeve do të bëhet nga ana e Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, teksa të njëjtat janë gati në qershor.

Ky është njoftimi i plotë i Ramës:

Në Qershor janë gati

Ka filluar të bëhet montimi i parkingut të biçikletave publike, ato do të përdoren për transport publik

Menaxhimi do të bëhet nga “Prishtina Parking”