21:30 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fillon numërimi i votave të ardhura nga Serbia

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi I votave të ardhura nga Serbia.

Ka pak minuta që ky proces ka filluar, kurse disa nga partitë politike tashmë kanë larguar komisionerët dhe vëzhguesit e tyre nga kjo qendër, raporton Indeksonline.

LDK-PDK, Nisma dhe AKR tashmë kanë tërhequr ata nga kjo qendër pasi janë kundër këtij numërimi.

Të njëjtit në mënyrë të hapur kanë bërë thirrje nga KQZ që të reagojë dhe të mos-lejojë këtë numërim që sipas tyre është i jashtëligjshëm dhe vetëm dëmton procesin zgjedhor në Kosovë./Indeksonline/