07:17 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Fillon peticioni për të pezulluar mësimin në Universitetin e Arizonës, nga frika e koronavirusit

Një student në Universitetin Shtetëror të Arizonës ka filluar një peticion për të pezulluar mësimin, pasi dikush nga universiteti u konfirmua se ishte i infektuar me koronavirus.

Taskina Bhuiyan filloi peticionin në Change.org , dhe mori më shumë se 21,000 nënshkrime që nga mbrëmja e mërkurës, shkruan Indeksonline.

Është e paqartë nëse personi i infektuar është student apo anëtar i stafit.

Personi u kthye kohët e fundit nga Wuhan, Kinë, ku besohet se virusi ka origjinën.

Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të Arizonës (ADHS) tha se pacienti nuk është i sëmurë rëndë. Pacienti po mbahet në izolim për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Më shumë se 6,000 njerëz në të gjithë botën janë infektuar, dhe të paktën 132 njerëz kanë vdekur si pasojë e virusit./Indeksonline/