23:51 / E Premte, 05 Prill 2024 / MSH

Fillon programi i ri i Bora Zemanit, i ngjan këtij emisioni ndërkombëtar

“Cherry on Top” është programi më i ri nga Bora Zemani në Top Channel.

Kurioziteti mbi këtë premierë programi ishte padiskutim i madh, sidomos se si do të ishte struktura e programit.

Të ftuar të parë Bora pati stilistin shqiptar mjaft të famshëm Valdrin Sahiti, me pas studios iu bashkua këngëtari Sardi Strugaj e më pas moderatorja Nevina Shtylla.

Mirëpo kjo strukturë e programit na solli menjëherë në mendje programin e njohur britanik “The Graham Norton Show”, emisioni ku pak kohë më parë e ftuar ishte Dua Lipa ku tregoi bestytnitë e shqiptarëve në emisionin britanik.