14:05 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e opozitës

(I plotësuar) Në sallën e Kuvendit të Kosovës tani gjenden mbi 80 deputetë.

Kështu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka hapur seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.

Në këtë seancë, sipas Veselit pritet të marrë pjesë edhe kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj./Indeksonline/

…………………………………………………………………….

Shtyhet për 10 minuta seanca e jashtëzakonshme, mungojnë deputetët

 Ende nuk ka filluar seanca e jashtëzakonshme e opozitës e thirrur në ora 14:00.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka bërë thirrje kryetarëve të Grupeve Parlamentare që të thërrasin deputetët e tyre të vijnë në sallë.

Sipas tij, për momentin në sallë janë 52 deputetë, ndërsa nevojiten 80 për të filluar seancën. Në këtë mënyrë ai ka shtyrë për 10 minuta seancën, duke shpresuar që gjatë kësaj kohe të vijnë deputetët që nevojiten për të filluar këtë seancë të jashtëzakonshme./Indeksonline/

………………………………………………………………

Pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Seanca e jashtëzakonshme e opozitës, e thirrur në ora 14:00 po pritet të fillojë. Në këtë seancë do hidhen për aprovim disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Pas përfundimit të kësaj seance pritet të fillojë punimet seanca plenare e Kuvendit, ku do shqyrtohen pikat e mbetura nga seanca e 14 shtatorit.

Një numër i vogël i deputetëve tani gjenden në sallë, derisa po pritet të vijnë dhe të tjerët për të filluar seancën.

Këto janë gjitha pikat në rend dite:

 R e n d i  i  d i t ë s për seancëne  jashtëzakonshme:

  1. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
  2. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”,
  3. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-099 për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).

-Pas përfundimit të kësaj seance, Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seanca e datës 14 shtator.

  • Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës:
  1. Koha për pyetje parlamentare,
  2. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë
  4. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
  5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  6. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
  8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë hidrometeorologjike,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  13. Votimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
  14. Votimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
  15. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017,
  16. Votimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2017,
  17. Votimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,
  18. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017,
  19. Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  20. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017,
  21. Votimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
  22. Votimi i Propozimit të grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
  23. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,
  24. Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  25. Votimi i Propozimit për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës
  26. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve./Indeksonline/