10:24 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fillon seanca e Kuvendit, Haradinaj prezanton anëtarët e ekipit negociator

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Kryeministri Haradinaj, me vetëm një pikë të rendit të ditës e që është Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Haradinaj ka cituar edhe njëherë pjesëmarrësit në ekipin negociator, duke filluar me kryesuesin, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj zëvendës-kryesues, dhe anëtarët Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar.

Ndryshe, tashmë ka filluar debati në Kuvend ku kanë marr fjalën disa nga deputetët./Indeksonline/