11:53 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Turqi, prej 8 deri 144 euro

Federata Shqiptare e Futbollit, të martën ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen e parë eliminatore të “EURO 2020”, për vitin 2019, Shqipëri – Turqi e cila do të zhvillohet në datën 22 mars 2019 në “Loro Boriçi” ora 20:45.

Të gjithë të interesuarit për bileta, mund ti blejnë në ëebsitin e FSHF-së në linkun përkatës: Biletaria.

Biletat varijojnë nga 8 euro më e lira e deri në 144 euro ajo VIP.

FSHF ju bën me dije se janë të gjithë sektorët dhe tribunat në shitje, ku mund të blini biletat për të ndjekur përballjen e Shqipërisë. /Indeksonline/