14:40 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / C E

Fillon sistemi i ri i parkingjeve në Prishtinë, mësoni mënyrat e qasjes në parkim

Për herë të parë në Prishtinë ka filluar sistemi unik i parkimit i menaxhuar nga “Prishtina parking”.

Shërbim i shumëpritur që aplikohet në shumicën e vendeve më të zhvilluara të botës tani më edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Parkimi do të mund të paguhet në katër mënyra

  1. Pagesa online përmes telefonit të mençur
  2. Pagesa përmes SMS-it me operatorët e telefonisë mobile
  3. Pagesa përmes parkim metrit
  4. Pagesa përmes blerjes së biletave fizike

Parkime e “Prishtina parkimit” gjenden në rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci”, ”Mark Sopi” (Perandori Justinian) e “Enver Zymberi”.

Një orë do të kushtojë 1 euro derisa maksimumi i qëndrimit është dy orë. /IndeksOnline/