09:52 / E Martë, 02 Mars 2021 / AR

Takohen Hoti dhe Lajçak

Ka nisur takimi i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti dhe Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të jetë i mbyllur për shtypin.

Lajçaku sot takoi presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, teksa mbrëmë ka takuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.