13:12 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fillon takimi VV- LDK

Ka filluar takimi midis grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga ky takim pritet të theksohen çështjet për harmonizimin e programeve qeverisëse të VV-së dhe LDK-së.

Grupi punues i Vetëvendosjes përbëhet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca, ndërsa LDK-së në këto negociata e përfaqësojnë tre anëtarët e kryesisë, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.

Takimi i fundit VV – LDK ka ndodhur me 10 tetor midis dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Këto dy parti pritet se do ta formojnë Qeverinë e ardhshme.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosja ka dalë partia e parë në zgjedhjet  e parakohshmë të 6 tetorit me 26, 49 për qind të votave,  ndërsa Lidhja Demokratike në vendin e dytë me 24, 82 për qind, duke e lënë Partinë Demokratike të Kosovës që ishte udhëheqëse e qeverisjes së kaluar në vendin e tretë./Indeksonline/