Fillon të mbushet stadiumi në Prishtinë
Në prag të ndeshjes së sontme mes Kosovës dhe Maltës, entuziazmi i tifozëve kosovar duket të jetë mjaft i madh.
Pak më shumë se dy orë na ndajnë nga ndeshja në ”Fadil Vokrri”, dhe tashmë tifozët kanë filluar të futen në stadium.
Ata po kontrollohen nga njësitet e sigurimit, të cilët duket se janë të shumtë në numër.
Përndryshe, Kosova dhe Malta do të përballen në kuadër të Ligës D, Grupi 3, e vlefshme për Ligën e Kombeve./IndeksOnline/