22:52 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Fillon testimi i vaksinës kundër Covid-19 në Britani

Ka filluar testimi i vaksinën anti-Covid-19 në Britani me dy vullnetarët e parë.

Vaksina është bërë në më pak se 3 muaj në Universitetin e Oksfordit dhe do të jenë 800 vullnetarë të cilët do të testohen.

Një nga dy vullnetarët e parë që ka fatin të testohet me vaksinën është shkencëtarja Elisa Granato e cila shprehet se e bën këtë vetëm për të mbështetur punën shkencore kurdo që duhet.

Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në këtë universitet shprehet se është e sigurt që vaksina do të funksionojë, por besimi i saj mbetet në masën 80%.

Deri më tani rreth 2,7 milionë janë infektuar me Covid-19 në të gjithë botën dhe 188 mijë persona kanë humbur jetën.