75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

“Fillova miqësinë pasi më goditi në kokë”/ Trajneri serb dhe Ibrahimoviç dhurojnë spektakël në festivalin italian

Sinisha Mihajloviqi dhe Zlatan Ibrahimoviqi ishin mysafirë në festivalin e famshëm të muzikës italiane “Sanremo”.

Trajneri serb dhe futbollisti i Milanit patëm një shfaqje në pjesën e këngës “Vagabundo”, shkruan IndeksOnline.

Para se të interpretonin këngën, dyshja folën pak se si filloi miqësia e tyre dhe për sëmundjen që kishte Mihajloviqi.

“Miqësia jonë filloi kur Zlatani më goditi në kokë”, tha me shaka Mihajloviqi.

Para shumë sezoneve, në ndeshjen Juventusi-Interi, Ibrahimoviqi ishte ndëshkuar me karton të kuq pasi kishte goditur Mihajloviqin, atë kohë lojtari i Interit.

“Ai ishte aq i zemëruar sa që më goditi me kokë dhe mori një karton të kuq. Kur ai erdhi në Inter, unë doja t’i ktheja favorin, kështu që ne tani kemi miqësi. Por ai është xheloz për diçka që unë kam, është Liga e Kampionëve”, ka thënë trajneri serb.

Përgjigjja e Ibrahimoviqit ishte epike. Futbollisti suedez shpreson se ka kohë ende për një titull të tillë.

“Unë kam ende kohë”, tha Ibrahimoviqi.

Në vazhdimësi lojtari i AC Milanit foli edhe për sëmundjen që kishte trajneri serb.

“Kur dëgjova se ai ishte i sëmurë, nuk kisha forcë ta telefonoja. Kaluan disa ditë dhe pastaj e thirra, por që s’mund të flisja. Në vend që ta ngushëlloja, ai më ngushëllonte. Ishte një përvojë tejet e keqe. I thash që nëse i duhet diçka, më ka këtu”, vazhdoi legjenda suedeze.

/IndeksOnline/