12:21 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nisin punimet në rrugën Budisalc – Zllakuçan

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën ka marrë pjesë në nisjen e punimeve në rrugën Budisalc – Zllakuçan i Klinës, investim i MIT-së.

Ministri Lekaj, i premtoi kryetarit të Klinës Elezi dhe banorëve se prioritet i dikasterit që ai drejton vazhdon të mbetet zhvillimi i infrastrukturës në fshatra, në mënyrë që të krijohen mundësi më të mira për zhvillim të ekonomive të tyre dhe qarkullim më të lehtë e më të lirë të njerëzve dhe mallrave.

Rruga Budisalc – Zllakuëan është e gjatë 8.6 kilometra, të cilin MIT-ja e financon 367 mijë euro, në kuadër të memorandumit me Komunën e Klinës.