12:24 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Filmat që morën jetë !

Gjaku, të rrahurat apo skenat e rrezikshme janë pjesë e shumë filmave që kanë bërë bujë të madhe në botë mirëpo ne nuk e imagjinojmë që ndokush do të humbiste jetën duke i bërë ato.

 Shumë tragjedi kanë ndodhur ne xhirimet e filmave më të mëdhenj të Hollywood, duke i cilësuar si aksidente fatkeqe.

Këtu janë disa nga jetët e humbura nga filmat që ne i duam:

Brandon Lee në filmin “The Crow”

Më 31 mars 1993 karakteri i Lee qëllohet me një armë nga aktori Michael Masse e cila supozohej të ishte e pastërt duke e godituar atë në gjoks.

Pas shumë përpjekjeve nga ana e doktorëve , Brandon Lee vdiq në spital.

Pas incidentit , aktori Michael Masse ishte aq i tronditur saqë hoqi dorë nga aktrimi për rreth një vit, dhe filmi u kompletua duke përdorur disa programe të photoshopit.

Ironikisht edhe babai i Brandon, Bruce Lee vdiq gjithashtu gjatë xhirimeve të filmit “ Enter The Dragon” në vitin 1973.

Roy Kinnear në “ The Return of the Muskeeters”

Gjatë xhirimeve të filmit në Toledo, Spanjë në shtator të vitit 1988 , aktori Roy Kinnear – i njohur si babai i Veruca Salt në filmin “ Ëilly Ëonka” dhe “ Chocolate Factory”, ishte duke kalëruar bashkë me disa aktorë të tjerë pergjatë ures Alcantara afër lumit Tagus kur rrëshqiti kali i tij dhe ai u rrëzua dhe theu kurrizin.

Ai u dërgua në spital mirëpo vdiq nga gjakderdhja e brendshme.

Drejtori i filmit , Richard Lester ishte shumë i shokuar pas këtij aksidenti saqë u zotua që nuk do të bëjë kurrë një film tjetër.

Henry Blight Halicki në “Gone in 60 Seconds”

15 vite pas drejtimit të filmit “Gone in 60 Seconds” në vitin 1974 ,vendosi që të filloj xhirimin e pjesës së dytë të po këtij filmi ne vitin 1989.

Më 20 gusht 1989, Halicki ishte duke u përgaditur për një skenë të filmit, në të cilën një kullë uji do të binte në mënyre dramatike në tokë.

Papritur një nga kabllot që mbante kullën ,ra poshtë duke e goditur një pol të afërt telefonik, i cili ra në kokë te Halickit duke e vrarë menjëherë.

Art Scholl në “ Top Gun”

Një nga filmat më me bujë ne vitet 1980-ta, ishte filmi “ Top Gun” i shfaqur në vitin 1986, i ndihmoi aktorit Tom Cruise të bëhet ylli më i madh i filmave në atë kohë.

Por, për dikë tjetër ky film ishte tragjedi. Aktori Art Scholl, teksa kryente disa stuntime ajrore në aeroplanin e tij, e gjeti veten të paaftë për të mbajtur lartësine pas kryerjes së një manovrimi që bëri.

Fjalët e tij të fundit ishin : E kam një problem, e kam një problem të vërtetë.

Ky aeroplan u përplas në det dhe nuk u gjet kurrë, kështu që shkaku i vërtetë i aksidentit nuk u kuptua kurrë plotësisht.

Vdekje të shumta në “Poltergeist”

I quajtur si filmi më i mallkuar i të gjitha kohërave , një numër i madh i pjesëmarrësve në këtë triologji janë takuar me shumë aksidente, madje edhe vdekje.

Vetëm disa javë pasi ky film horror goditi kinematë në vitin 1982 , Dominique Dunne, e cila luajti rolin e motrës më të madhe Robin, u mbyt nga i dashuri i saj në prag të shtëpisë së saj në West Hollywood.

Pastaj në vitin 1985, aktori 60 vjeqar Julian Beck, i cili luajti rolin e një predikuesi të çmendur Henry Kane në “Poltergeist II” , vdiq nga kanceri në bark.

Thashethemet e një mallkimi u rritën pas vdekjes së Will Sampson , i cili humbi jetën nga një komplikim në transplantin e veshkës vetëm një vit pasi që filmi u shfaq.

Dhe në vitin 1988, aktorja Heather O’Rouke e njohur si Carol Anne në të tre pjesët, vdiq në moshën 12 vjeqare nga një sëmundje e zorrëve pasi që kishte qenë e diagnostikifuar gabim nga doktorët.

Por këto “incidente bizare” nuk u ndalën me kaq.

Në vitin 2009 , 67 vjeqari Lou Perryman  , i cili luajti rolin e Pugsley, u vra nga një ish- i dënuar dhe i sapo lëshuar , në shtëpinë e tij në Austin, Teksas me një sëpatë.