23:07 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Filmi ‘AJO’ i regjisores kosovare, More Raça në konkurrencë zyrtare në festivalin kualifikues për Oscar

Filmi “AJO” i regjisores More Raça që flet për dhunën në familje, tashmë është futur në konkurrencë zyrtare në AFI Fest i cili mbahet në Los Angeles, festival ky garues për Oscar.

Këtë e ka bërë të ditur vet regjisoria Raça përmes një njoftimi, ku është shprehur e lumtur për këtë lajm.

“I am so happy for this amazing news. AJO is officially selected at AFI Fest presented by Audi in Los Angeles (Oscar Qualifying). Deeply thankful to everyone who was part of the film”, ka shkruar Raca në Facebook.

Festivali do të mbahet nga data 8 deri më 15 nëntor në Los Angeles.

Në filmin luajnë aktorët Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.