16:47 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Filmi i ri “James Bond” po xhirohet në Xhamajka, publikohen pamjet e para

Aktori i njohur britanik, Daniel Craig është parë në një jaht bashkë me aktorin francez, Jean-Charles në Xhamajka.

Dyshja e aktorëve janë atje për shkak të xhirimeve të filmit të ri të “James Bond”-it, transmeton Indeksonline.

Ky do të jetë filmi i fundit i “James Bond”, ku protagonist kryesor do të jetë Craig. Pjesë e serisë së 25-të të filmave të agjentit sekret do të jetë edhe aktori që fitoi ‘Oscar’, Rami Maleka.

Fituesi i ‘Oscar’ do të luaj rolin e personazhit negativ. Filmi i ri “Bond” do të lansohet me 8 prill të vitit 2020./Indeksonline/