22:53 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Filozofia e re vuan por funksionon, Barca mbetet në “luftë” me Realin

Barcelona ka mposhtur me vështirësi Granadën në ndeshjen e xhiros së 20-të të La Ligas.

Katalonasit fituan me rezultat minimal këtë sfidë, ku edhe pse kishin dominimin nuk e gjetën rrjetën, shkruan Indeksonline.

Punët për Barcën u lehtësuan në minutën e 69-të kur German Sanchez u ndëshkua me të kuq.

Golin skuadra e drejtuar nga Setien e gjeti vetëm në minutën e 76-të, ku disa kombinime të bukura i finalizoi Lionel Messi.

Me këtë fitore, Barca merr kreun e La Ligas me 43 pikë, aq sa ka edhe Reali por me golaverazh më të dobët. /IndeksOnline/