10:57 / E Martë, 27 Shtator 2022 / C E

Finalet e Ligës së Kombeve, këto janë datat dhe ekipet e këtij sezoni

Kroacia, Italia dhe Holanda kanë siguruar finalet e Ligës së Kombeve për këtë edicion. Tri kombëtareve fituese do t’iu bashkohet edhe njëra nga kombëtaret e Portugalisë ose Spanjës pas ndeshjeve që do të zhvillohen sonte.

Ndeshjet finale të këtij sezoni të Ligës së Kombeve do të zhvillohen verën e ardhshme, shkruan Indeksonline.

Ndeshjet e parapara do të zhvillohen nga 14-18 qershor të vitit 2023.

Mini-turneu do të përbëhet nga dy gjysmëfinale, një vend të tretë dhe një finale për të përcaktuar fituesin e përgjithshëm.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me 14 dhe 15 qershor derisa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë luhet me 18 qershor. /IndeksOnline/