14:48 / E Shtunë, 28 Maj 2022 / OSH

Finalja e Conference League, TIA: Pritëm 55 mijë pasagjerë për tre ditë, kishim 168 fluturime

Aeroporti Kombëtar i Tiranës ka mirëpritur rreth 55 mijë pasagjerë dhe 465 fluturime nga data 24 deri në 26 maj. Këtë bën me dije TIA duke e cilësuar 25 majin si ditë rekord me 168 fluturime.

“Përgëzoj stafin tonë për punën e shkëlqyer. Falenderime të përzemërta të gjithëve për përkushtimin, dedikimin dhe për shërbimin miqësor ndaj pasagjerëve tanë”, tha Drejtori Ekzekutiv i Aeroportit, Constantin von Alvensleben.

“Ky mision do të kishte qenë i pamundur, pa partnerët tanë. Mirënjohje Albcontrol, Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Policisë së Shtetit. Bashkëpunimi ka qenë i pandërprerë dhe efikas. Ka qenë një javë e pabesueshme dhe jemi shumë të lumtur që e kaluam sfidën e Ligës së Konferencave të UEFA-s me një sukses të madh”, shtoi Constantin von Alvensleben.