16:28 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Finalja e Copa Libertadores mes River dhe Boca: Ku dhe kur mund të zhvillohet?

Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) pritet të vendosë nesër se kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes River Plates dhe Boca Juniors në kuadër të finales së Copa Libertadores.

Deri më tani, pak gjëra janë konfirmuar, megjithatë, stadiumi dhe datat janë ende duke u konsideruar.

Parimisht, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Riverit, ”El Monumental”, për ta mbajtur formatin e ndeshjeve si vendas dhe mysafir, por nuk mund të përjashtohet mundësia e ndryshimit të stadiumit, transmeton IndeksOnline.

Presidenti i River, D’Onofrio tashmë ka zbuluar se plani është që ndeshja të zhvillohet në ”El Monumental” me prezencën e tifozëve.

Pavarsisht sulmeve në autobusin e skuadrës së Boca, ka bindje se sistemi i sigurisë mund të përmirësohet dhe se mund të shmangen trazirat.

Për fund, siç bën të ditur AS, mund të konsiderohet mundësia që ndeshja të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe./IndeksOnline/