16:15 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Finalja e Kupës së Kosovës luhet në “Adem Jashari”, mësohet orari i barazhit

Është caktuar data e finales së Digitalb Kupës së Kosovës si dhe të ndeshjeve të barazhit për Vala Superligë dhe Ligën e Parë.

Kësisoj, finalja e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit do të luhet më 27 maj, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 16:00.

Ndeshjet e barazhit për Vala Superligë do të luhen më 23 dhe 31 maj në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 16:00, derisa ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë, më 28 e 29 maj, në Gjakovë, në orën 16:00./IndeksOnline/