18:28 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Find X2 Pro i Oppo mund të jetë telefoni me ekranin më të mirë në botë

Por ndryshe nga smartfoni i Samsung, ju mund të përdorni 120Hz në rezolucion të plotë 1440p. Nën ekran gjendet skaneri optik i shenjave të gishtërinjve dhe prerja e kamerës selfie.

Oppo ditën e sotme prezantoi flagshipin Find X2 Pro, telefoni i parë që përdor këtë emërtim që nga modeli origjinal Find X në 2018. Por ndryshe nga ai telefon nuk ka mekanizimin e motorizuar të kamerës selfie që ndihmoi të arrinte ekran pa kornizë.

Në të vërtetë është një telefon që i jep Oppo mjetet e duhura për të konkurruar për modelet më të mira të Samsung dhe Huawei. Find X2 Pro është i disponueshëm në qeramikë të zezë ose lëkurë portokalli ose të artë.

Ekrani ka një prej paneleve më të mira sot për sot në një telefon mbase më i miri. 6.7-inç me rezolucion 3168×1440 piksel OLED me skaje të lakuara, HDR10+, 120Hz duke u vendosur ballë për ballë me Galaxy S20.

Por ndryshe nga smartfoni i Samsung, ju mund të përdorni 120Hz në rezolucion të plotë 1440p. Nën ekran gjendet skaneri optik i shenjave të gishtërinjve dhe prerja e kamerës selfie.

Një element i pazakontë i ekranit është se Oppo ka instaluar në të një çip të dedikuar për përpunimin e imazheve. Quhet O1 Ultra Vision Engine dhe menaxhon video përmbajtjet në 60 ose 120fps si dhe e konverton në HDR.

Find X2 Pro ka kamër të pasme 48-megapiksel por jo i njëjti sensor IMX586 i Sony që kemi parë vitin e kaluar tek të gjithë flagshipët.

Oppo ka punuar me Sony në një sensor të ri IMX689. Sensori është më i madh dhe pikselët në madhësinë 1.12 mikronë, por më të vogël sesa 1.4 mikron që kanë sensorë 12-megapiksel.

Kompania ka përfshirë edhe një kamër periskop telefoto të gjeneratës së dytë pas atij të parë në Reno 10x Zoom. Moduli 13-megapiksel ka hapje f/3.

Ofron zmadhim optik 5x, 10x hibdri dhe 60x dixhital. Së fundi kamera me kënd super të gjerë është sensori IMX568 me 48-megapiksel.

Kamera selfie është 32-megapiksel. Specifikat e Find X2 Pro janë: Qualcomm Snapdragon 865, 5G, 12GB RAM, 512GB memorie dhe altoparlantë stereo. Vjen me sistem operativ Android 10 në formën e ColorOS 7.1.

Bateria prej 4,260 mAh ka teknologjinë e karikimit të shpejtë SuperVooc 2.0. Telefoni kushton 1,199 euro në Evropë.