20:33 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Finish dramatik, Chelsea mposhtet në “frymën” e fundit

Chelsea ka zhgënjyer në javën e 23-të duke u mposhtur nga Newcastle në udhëtim.

Ishin çastet e fundit të ndeshjet ato të cilat i dhanë vulën fitores së vendasve.

Në minutën 90+4 ishte Hayden ai i cili shënoi për t’ua siguruar 3 pikë të arta vendasve, shkruan Indeksonline.

Chelsea mbet në pozitën e katërt me 39 pikë, 22 më pak se lideri, Liverpooli, ndërsa Newcastle shkon në kuotën e 29 pikëve në pozitën e 12-të./Indeksonline/