11:45 / E Hënë, 04 Janar 2021 / C E

Fiorentina kërkon futbollistin e Arsenalit

Skuadra e Fiorentinas po synon transferimin e mesfushorit uruguaian Lucas Torreira, ka njoftuar të hënën “La Nazionale”.

Mësohet se Fiorentina tashmë ka kontaktuar Arsenalin, ekip me të cilin Torreira ka kontratën deri më 2023. Mesfushori 24-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u huazua tek Atletico Madridi, por ekipi spanjoll ka vendosur ta kthejë tek Arsenali për shkak se nuk ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e tij.

Torreira këtë edicion ka një gol e një asistim në 11 ndeshje në të gjitha garat me Atletico Madridin, kurse tek Arsenali u transferua më 2018 nga Sampdoria.

Te Fiorentina, ai shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës për shkak të përvojë në Serien A.