09:31 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / L K

Firmino befason të gjithë me skuadrën e re

Roberto Firmino ka vendosur për të ardhmen. Sulmuesi brazilian ka zgjedhur “lekun”, para karrierës. Firmino do të vazhdojë karrierën në Al Ahli të Arabisë Saudite.

Sulmuesi që u nda me Liverpoolin kishte oferta të shumta nga skuadra të mëdha evropiane, por që oferta e majme e skuadrës arabe e ka joshur më shumë. Prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë javës./Indeksonline/