22:46 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Firmino e shpëton nga vuajtja Liverpoolin

Liverpooli është duke luajtur një ndeshje mjaftë të vështirë si mysafir i Wolvesit.

Deri më tani rezultati ishte i barabartë me golat e shënuara nga Henderson dhe Jiminez, mirëpo Wolves po ashtu ishte skuadër mjaftë e fortë.

Presioni ishte i madh nga skuadra vendase mirëpo skuadrën e Liverpool e shpëtoi Firimino me një gol fantastik në minutën e 84’.

Ky gol siç duket edhe shuajti shpresat e vendasve për të ndalë nga kjo ndeshje me fitore./Indeksonline/.