Të gjithë po qeshin me syzet e Roberto Firminos
Roberto Firmino u shndërrua në heroin e ndeshjes përballë PSG, i cili shënoi golin e avantazhit në minutat e fundit, por ndërkohë është kthyer edhe në “objekt talljeje” në stërvitje.
Braziliani u dëmtua në sy aksidentalisht nga mbrojtësi i Totenham, Jan Vertonghen, por pavarësisht kësaj zgjodhi të mos qëndonte në stol ndaj PSG, duke u bërë edhe protagonist. Ai festoi në një mënyrë shumë të veçantë golin e shënuar, duke mbyllur njërin sy, për shkak të lëndimit, e ndërsa tani ka marrë masat e duhura; ka vendosur syze mbrojtëse.
Mirëpo një gjë e tillë ka shkaktuar shumë të qeshura tek lojtarët e tjerë, të cilët nuk kanë nguruar që të publikojnë foto në rrjetet sociale, sigurisht të shoqëruara me emoji duke qeshur me lot.
Nuk dihet se për sa kohë do t’i që t’i mbajë këto syze mbrojtëse, por diçka është e sigurt që në stërvitje do të vendoset në qendër të vëmendjes nga shokët e ekipit, që pa dyshim do bëjnë humor me të.