18:44 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Firmosi para-kontratë me Bayernin, por Werner e anuloi sepse nuk e dëshiruan

Sulmuesi i Chelseas, Timo Werner, në vitin 2019 kishte nënshkruar para-kontratë me skuadrën e Bayern Munchen, por e refuzoi, transmeton Indeksonline.

Ai e ktheu mbrapsht marrëveshjen pasi që krerët e klubit bavarez nuk e dëshiruan atë.

Kontrata e gjermanit përfundonte në vitin 2020 dhe ai ishte marrë vesh me gjigantin gjerman, mirëpo trajneri i asaj kohe Niko Kovac dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamdzic i kishin thënë agjentit të tij se nuk e dëshirojnë Wernerin dhe kjo e shtyu sulmuesin ta anulojë marrëveshjen.