75 Mall Live Search
19:38 / E Premte, 01 Maj 2026 / Gj Sh

Fisnik Asllani në formacionin e sezonit të Bundesligës në EA Sports

Fisnik Asllami është pjesë e formacionit më të mirë të Bundesligës nga kompania EA Sports.

Sulmuesi kosovar është vlerësuar për paraqitjet e tij fantastike gjatë këtij sezoni, me skuadrën e Hoffenheim, duke qenë vendimtar në sukseset e skuadrës, shkruan IndeksOnline.

23-vjeçari është në mesin e futbollistëve më të mirë të kampionatit gjerman.

Pas rikthimit te Hoffenheim, Fisnik Asllani ka pasur një sezon fantastik, duke shënuar 10 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në Bundesligë./IndeksOnline/