17:17 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Fitimet nga tarifa në Rrugën e Kombit: Mbi 10 milionë qysh në vitin e parë

Shqipëria ka vendosur që të vë tarifë për veturat që kalojnë nëpër rrugn e kombit.

Pagesa për vetuar do të jetë pesë euro.

Sipas një studimi të fizibilitetit në Rrugën e Kombit kalojnë mesatarisht 6000 vetura brenda ditës.

Një përllogaritje me tarifën minimale pesë euro (sepse ka edhe tarifa të tjera), fitimet do të jenë afër 11 milionë euro në vit, Klan Kosova.

Por, kur shtohen këtu edhe pagesat për mjete të mëdha si autobus e kamion që tariforen më shumë, atëherë kjo shumë pritet të rritet edhe më.

Për rreth 30 vjet pritet që fitimet të jenë afër gjysmë-miliardi.

Siç dihet, rruga e kombit është e lëshuar me koncesion për 30 vjet tek një kompani turke dhe dy shqiptare.