Fitoi 14 trofe me Bayernin, mbrojtësi me vendim të çuditshëm… pensionohet nga futbolli në moshën 30-vjeçare
Niklas Sule, lojtari i Borussia Dortmundit ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni në moshën 30-vjeçare.
Sule e njoftoi vendimin e tij në emisionin “Spielmacher” dhe lajmi u konfirmua edhe nga skuadra gjermane, shkruan Indeksonline
Sule gjatë karrierës së tij dy herë ka këputur ligamentin e gjurit dhe së fundmi u frikësua për një tjetër dëmtim të tillë, por testet dolën pozitive.
Niklas Süle wird seine aktive Fußballkarriere nach dem letzten Spieltag der Saison 2025/26 beenden. Dies gab der 30-Jährige Verteidiger nun im Podcast “Spielmacher” bekannt.
— Borussia Dortmund (@BVB) May 7, 2026
Mehr dazu hier: https://t.co/LI353bTa6q pic.twitter.com/Rwf5EWQxW0
“Kur mjeku më bëri një test, shikoi fizioterapistin dhe tundi kokën. Edhe fizioterapisti bëri po të njëjtën gjë. Shkova në dush dhe qava për dhjetë minuta. Në atë moment mendova se është një tjetër këputje.
“Kur shkova në rezonancë magnetike mora lajmin se nuk ishte këputje, por ishte e qartë për mua se gjithçka ka mbaruar. Nuk mund të imagjinoja asgjë më të keqe sesa të prisja me padurim kohën që vinte, pavarësinë, pushimet, kohën me fëmijët e mi dhe pastaj të kaloja në procesin e rikuperimit”, u shpreh lojtari gjerman

Sule që tashmë është pjesë e Dortmundit, kontrata i skadon në fund të këtij viti.
Ai gjatë karrierës luajti edhe te Hoffenheimi, kurse fitoi shumë tituj te Bayern Munchen, duke përfshi: pesë Bundesliga dhe një Ligë të Kampionëve./Indeksonline/

