10:08 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / B O

Fitoi 26 mln £ në llotari, ja mban të fshehtë gruas dhe fëmijës: Do të bëhen dembelë

Një burrë në Kinë po i mban të fshehta fitimet e llotarisë prej 219 milion juan ose 26 milionë £ nga gruaja dhe fëmija i tij, sepse ka frikë se pasi do ta marrin vesh ata do të bëhen dembelë.

Për të mbrojtur anonimitetin e tij, burri, i cili e identifikoi veten vetëm me pseudonimin ‘Mr Li’, u vesh me një kostum të verdhë të personazhit vizatimor për të tërhequr fitimet e tij në zyrën e lotarisë në Nanning, në rajonin jugor të Guangxi, javën e kaluar më 24 tetor.

Li tha se ishte i emocionuar për fitoren, por donte të fshihte identitetin e tij dhe ta mbante jackpot-in sekret nga gruaja dhe fëmija i tij.

Unë nuk i thashë gruas dhe fëmijës sime nga frika se ata do të ishin shumë të vetëkënaqur dhe nuk do të punonin apo përpiqeshin shumë në të ardhmen,” tha ai për Nanning Evening News.

Li bleu 40 bileta për shortin në dyqanin në Litang, një qytet në lindje të kryeqytetit rajonal të Nanning. Çdo biletë e blerë kishte shtatë numra, me kompaninë e lotarisë që paguante 5.48 milionë juanë për secilën biletë.

Pasi kuptoi se mbante numrat fitues 2, 15, 19, 26, 27, 29 dhe 2, burri tha se mori një tren për në kryeqytetin e shtetit të premten më 21 tetor për të tërqhequr shumën e tij.

Pasi mori 171.6 milionë juanë pas tatimit, ‘Z. Li’ tha se ai kishte dhuruar 5 milionë juanë për bamirësi dhe nuk kishte vendosur ende se çfarë të bënte me pjesën tjetër të pasurisë së tij.

Ai tha se kishte luajtur llotari për më shumë se një dekadë dhe kishte fituar vetëm disa dhjetëra jen.

Ai tha se strategjia e tij e mëparshme ishte të zgjidhte një grup të ri numrash çdo herë, por zgjodhi t’i përmbahej një grupi të preferuar numrash disa vite më parë pasi nuk kishte fat.