16:15 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Fitoi miliardat nga divorci, ish-gruaja e Jeff Bezos martohet me një mësues

Ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Scott nuk ka humbur shumë kohët për t’u martuar përsëri.

Scott, që fitoj rreth 53 miliardë dollar nga divorci me Bezos, është martuar me një mësues, transmeton Indeksonline.

Bashkëshorti i saj i ri quhet Dan Jewett dhe është mësuesi i fëmijëve të saj.

Martesën e tyre e konfirmuan në fundjavë.  Rreth martesës së tyre ka reaguar edhe Bezos.

“Dan është një djalë kaq i shkëlqyeshëm, dhe unë jam i lumtur dhe i ngazëllyer për të dy”, tha Bezos./Indeksonline/