18:20 / E Hënë, 10 Maj 2021 / OSH

Fitoi ndeshjen, dhuroi dy asistime – Robben rikthehet në shtëpi me biçikletë

Futbollist holandez, Arjen Robben dje u rikthye në formacionin startues të Gronigenit. Ai pati një lëndim që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 4:0, ku Robben bëri dy asistime, transmeton Indeksonline.

Përkundër se ka një jetë luksoze dhe posedon veturë, Robben pas ndeshjes është parë duke u kthyer në shtëpi me një biçikletë.

Holandezi përgjatë karrierës së tij ka fituar hiq më pak se 30 trofe./Indeksonline/