Fitoj ‘jackpotin’ për të tretën herë
Një banorë i Kolorados, ka fituar për herë të tretë ‘jackpotin’ në lotari, që e shënon herën e dytë brenda dy muajve.
Lotaria e Kolorados tha se Paul G. ka fituar 250.000 dollarë me 28 gusht pasi provoj për herë të dytë. Dy javë më herët kishte fituar 500.000 dollarë në të njëjtën mënyrë duke e provuar për herë të dytë.
“Nëse nuk e provoni të dytën herë, ju po humbisni” tha Paul, fituesi i lotarisë, transmeton Indeksonline.
Paul kishte fituar lotarinë prej 250,000 dollarë në mars të vitit 2017. Fituesi tha se do të vazhdojë të luaj lotari dhe se synon të fitojë ‘jackpotin’ për herë të katërt./Indeksonline/