75 Mall Live Search
17:00 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

 E dhimbshme, iu deshtë të zgjidhte të shpëtonte vajzën apo gruan  

Një ngjarje që ka prekur zemrat e shumë njerëzve ka ndodhur në Kolorado.  Një njeri i quajtur Frederick Connie iu deshtë të bënte zgjedhjen më të vështirë në jetë.

Gruaja e tij Keyvonne Connie ishte shtatzënë, për shkak të komplikimeve  iu deshtë të bënte lindje të hershme, transmeton Indeksonline.

Për shkak të kësaj gjatë lindjes nuk mund të shpëtonin edhe nëna edhe fëmija. Prandaj doktorët e detyruan Frederickin që të bënte zgjidhjen e rëndë.

Ai zgjodhi atë që dëshironte gruaja e tij. Frederick vendosi që të shpëtonte vajzën e tij por humbi dashurinë e tij.


“Unë ia lash asaj emrin e nënës së saj. Ajo do ta njohë nënën e saj. Unë do të sigurohem për këtë.”, u shprehë Frederick.

Vajza e tij ende do të vazhdoj të qëndroj në spital për shkak se duhet të ushqehet me qumësht gjiri./Indeksonline/