17:26 / E Diele, 05 Korrik 2020

Fiton çmimin për justifikimin më kreativ nga policia, ja çfarë tha ai

Në Schienerberg (rrethi i Konstancës), është një rrugë më të  njohur për motoçikleta.

Kjo është arsyeja pse një patrullë policore e trafikut u pozicionua atje, për të parë nëse drejtuesit e motoçikletave po ju përmbaheshin rregullave të qarkullimit, përcjell albinfo.ch.

Policia hasi në persona të cilët ngisnin motoçikletat e tyre me shpejtësi të lartë dhe pa veshje mbrojtëse.

Policia e cila kishte ndalur një nga motoçiklistët që nuk po u përmbahej rregullave, e kishin pyetur se pse nuk po e mbante helmetën, the ai kishte një përgjigje interesante që ju bëri mjaft shumë përshtypje policëve.

Ai tha se sapo kishte prerë flokët tek berberi, prandaj nuk mund të mbante një helmetë, përndryshe ‘hairstyle’ i tij do të shkatërrohej.

Sipas policisë së Konstancës, ai fitoi çmimin për justifikimin më kreativ ditën.

Sidoqoftë, ai përsëri u gjobit.

Mos i humb