22:49 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Fiton Juventusi, kompletohen skuadrat gjysmëfinaliste (Video)

Juventusi ka mposhtur Torinon me rezultat 2-0 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë.

Golat për Juven i shënuan Duglas Costa dhe Mandzukic.

Në gjysmëfinale, skuadra e Allegrit do të takohet me Atalantën që mbrëmë mposhti Napolin.

Ndërsa ndeshja tjetër gjysmëfinaliste do të luhet në mes të Milanit dhe Lazios. /IndeksOnline/

Temat: