16:55 / E Shtunë, 04 Dhjetor 2021 / C E

Fiton lehtë, Milani ngjitet në krye të Serie A

Milani ka vazhduar me fitore në Serie A.

Rosonerët kanë mposhtur Salernitanan me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 16-të.

Pioli në këtë sfidë pushoi disa nga lojtarët kryesorë për të mos rrezikuar për ndeshjen kundër Liverpoolit.

Golat për Milanin i shënuan Kessie në minutën e pestë dhe Saelemaekers në minutën e 18-të.

Milan përkohësisht ngjitet në krye të tabelës me 38 pikë, dy më shumë se Napoi dhe katër më shumë Interi. /IndeksOnline/