19:15 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Fiton para nga Instagrami, për shkak se bën vetullat në mënyrë të çuditshme

Një blogure e modës ka fituar famë në mediat sociale shkaku i vetullave të saja të mëdha- që mbulojnë pjesën më të madhe të ballit të saj.

Anzhelika Protodyakonova, 20 vjeçe nga Rusia  u hodh në qendër të vëmendjes kur një bashkudhëtare e saj në autobus e bëri një fotografi të saj dhe  e ndau atë në internet.

Fotografia u përhap me shpejtësi nëpër rrjetet sociale dhe ajo arriti të bëhej e famshme dhe tani ka 90 mijë ndjekës në Instagram.

Blogerja tani pohon se ajo jeton me paratë që merrënga logu i saj në Instagram dhe gëzon zbritje nga shumë biznes për shkak të “vetullave” të saj të mëdha

Megjithëse pak e çuditshme, inspirimin ajo e gjen nga “Flappy Bird”. /Indeksonline/