18:15 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Fiton vetëm një dollar në lotari, kërkon t’i paguhet përmes një çeku gjigant

Tyler Heep nga Urbandale ka arritur që në lotari të fitoj vetëm një dollar.

Por, kjo nuk e ka ndaluar atë që të ndihet si një fitues i madh, transmeton Indeksonline.

Ai ka kërkuar që shuma e fituar prej një dollar, ti paguhet në një çek gjigant. Pasi iu plotësua dëshira, Tyler bëri foto me çek.

Ky veprim i tij ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale. 

“Ata vendosën të më trajtonin sikur të isha një milioner” u shprehë Heep për NBC.

Tyler tregoi që me shumën e fituar ka blerë  gjysmë galoni gazë./Indeksonline/