Turqia megjithatë fiton ndeshje në Botëror, mposhtin SHBA-në
Turqia do të mbyllë aventurën në Botëror me fitore.
Ata mposhtën njërin nga nikoqirët e kësaj gare, SHBA-në me rezultat 3-2.
Humbja nuk kishte një ndikim të madh për nikoqirët, pasi që ata veç se kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër.
Golat për Turqinë i shënoi Arda Guler, Baris Alper Yilmaz dhe Kaan Ayhan, ndërsa për SHBA-në ishte Auston Trusty dhe Sebastian Berhalter.
Turqia, kështë e mbyll grupin në fund të tabelës me 3 pikë, SHBA me 6 pikë si lidere ku tashmë do të përgatitet për ndeshjen e raundit të 1/16-tave ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës./IndeksOnline/

