75 Mall Live Search
23:33 / E Enjte, 14 Maj 2026 / Gj Sh

Fitore e pavlerë e Real Madridit ndaj Oviedos

Real Madrid ka shënaur fitore ndaj Real Oviedos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të La Liga.

Para tifozëve vendas në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, skuadra madrilene fitoi me rezultat 2-0, shrkuan IndeksOnline.

Gonzalo Garcia shënoi golin e epërsisë, në minutën e 44-të.

Fitoren e siguroi Jude Bellingham, me golin e shënuar në minutën e 80-të.

Kjo fitore nuk ka asnjë vlerë tashmë për ”Los Blancos” pasi Barcelona veçse ka festuar titullin e kampionit, pasi renditet e para me 91 pikë, 11 më shumë se Real Madridi.

Në anën tjetër, Oviedo tashmë është përshendetur me La Ligan, duke grumbulluar 29 pikë./IndeksOnline/